15 yjet shqiptare me “binjake” në Hollywood (Foto)

Sakte.net / e Hënë 19 Shtator / 12:04

Na herë na ka qëlluar të shohim një personazh shqiptar dhe ta krahasojmë atë me një tjetër shumë herë më të famshëm në Hollywood.

“Revistawho.com” sjell fotot e 15 personazheve të famshëm shqiptarë me ‘binjakët’ e tyre të huaj…

1.Adrola Dushi dhe Sophia Loren: Të gjithë besoj jemi në një mendje kur vjen puna për bukurinë e Adrola Dushit. Ajo nuk ka të ngjashme, siç nuk ka të ngjashme as ylli kinematografisë botërore Sophia Loren. Por në këtë foto që kemi zgjedhur, ka diçka që i bën bashkë tiparet unike të të dyjave.

2. Almeda Abazi dhe Kendall Jenner: Almeda Abazi, fituesja e kurorës së Miss Globe që po zhvillon karrierën e saj shumë suksesshëm në Turqi ka një binjake në botën e të famshmëve. Ajo është Kendall Jenner, motra e vogël e Kim Kardashian. Ngjashmëria e tyre në këto foto, na la pa mend.

3. Amina Shena dhe Marilyn Monroe: Editoriali i fundit i modeles Amina Shena për revistën Elegance që erdhi si një nderim për ikonën Marilyn Monroe, na la të gjithëve gojëhapur. Fotot e Endrit Mërtirit, sjellin më shumë se kurrë ndonjëherë shumë të gjallë bukurinë e biondes që bëri gjithë botën të dashurohej pas saj.

z

4.Anxhelina Hadërgjonaj dhe Jennifer Lopez: Kur u prezantua për herë të parë me një video në Shqipëri, Anxhelina Hadërgjonaj u krahasua me Shakirën. Sot, kur kanë kaluar disa vite nga ajo kohë, shumica e komentuesve në web e krahasojnë vajzën e këngëtares Albërie Hadërgjonaj me Jennifer Lopez.

5.Aurela Gaçe dhe Pink: Përveçse të ngjashme në energji dhe në potencë vokale, artistet Aurela Gaçe dhe Pink, ngjajnë edhe në imazh. Vetë diva shqiptare ka rrëfyer se kur e bija, Grace, ka parë Pink në TV është kthyer nga Aurela duke thënë mama.

6.Bleona Qereti dhe Monica Bellucci: Kjo nuk është hera e parë që e dëgjojmë këtë krahasim, sepse Bleona Qereti ka vërtet ngjashmëri me të bukurën e kinemasë botërore, Monica Bellucci. Kjo përputhje e tipareve mes sensacionit shqiptar dhe italianes bombastike bëhet edhe më e dukshme në këto dy fotografi, të realizuara nga Vincent Peters.

7.Dorina Gegiçi dhe Sasha Luss: Janë të dyja modele, por përveç pasionit për modën i bashkon edhe ngjashmëria në tipare. Modelja shqiptare Dorina Gegiçi, sozinë e saj e ka nga Moska. Bëhet fjalë për të famshmen Sasha Luss, e cila ka realizuar fushata për kompanitë më të rëndësishme të modës.

8.Elvana Gjata dhe Kim Kardashian: Yllit të popit shqiptar, Elvana Gjata, i kemi gjetur disa herë motra të ngjashme. Në fillimet e karrierës së saj shumë e krahasuan me Jennifer Lopez, edhe për faktin se asokohe JLo frymëzonte trendet e të gjithë botës. Ndërkohë së fundmi me ndryshimin e ngjyrës së flokëve, Elvana ka filluar të na ngjasojë me një yll të showbizit, siç është Kim Kardashian.

9.Holta Dulaku dhe Eva Longoria: Holta Dulaku, producentja e disa prej programeve hit në Shqipëri ka për binjake një tjetër producente dhe aktore të njohur ndërkombëtarisht, siç është Eva Longoria. Ylli i serialit Shtëpiake të Dëshpëruara, ka një ngjashmëri të frikshme në tipare me anëtaren më simpatike në jurinë e talent show-ut Tu Si Que Vales.

10.Krista Merkoçi dhe Selena Gomez Kur e takon nga afër Kristën menjëherë të shkon mendja tek këngëtarja dhe aktorja amerikane Selena Gomez. Por edhe ata që nuk kanë pasur fatin ta takojnë nga afër, mjafton të shohin këtë foto për të kuptuar se sa shumë ngjajnë bloggerja shqiptare me showgirlin.

11.Megi Luka dhe Irina Shayk: Miss Universe Albania 2015, Megi Luka, shkrihet e tëra kur e krahasojnë me supermodelen Irina Shayk. Dhe në fakt me të drejtë, sepse t’i ngjasosh një imazhi si ajo do të thotë shumë. Megi e ka këtë fat, pasi siç e shohim në këto foto tiparet e tyre janë shumë të ngjashme.

12.Soni Malaj dhe Nicole Scherzinger: Vetë Soni Malaj ka rrëfyer disa vite më parë se në një vizitë të sajën në Paris, disa njerëz në rrugë e kishin ngatërruar me kolegen e saj amerikane Nicole Scherzinger. Dhe teksa i shohim në këto foto përballë njëra tjetrës, nuk do çuditeshim nëse ndonjë shqiptar do ta ndalonte Nicole, duke e thërritur Soni.

13.Valbona Çoba dhe Charlize Theron: Megjithëse njëra është shqiptare dhe tjetra amerikane, të dyja mund të klasifikohen si bukuri Hollywood-i. Valbona Çoba dhe Charlize Theron, kanë kaq shumë tipare të përbashkëta me njëra-tjetrën, sa nëse Bona do të ishte bionde me siguri do dublonte ndonjë film në vend të Charlize.

14.Xhesika Berberi dhe Gigi Hadid: Të dyja modele, të dyja me tipare të theksuara. Sy të qelqtë, buzë të plota, hundë të vogël, mollëza të bukura. Këto janë tiparet që i bashkojnë bukuroshen shqiptare Xhesika Berberi dhe yllin e kopertinave të Vogue, Gigi Hadid.

15.Zana Krasniqi dhe Angelina Jolie: Fjala e parë që të gjithë thanë kur e panë në pasarelë Zana Krasniqin, ishte wow, kjo është kopja e Angelina Jolie. Dhe kjo ngjashmëri me aktoren e famshme, e ndihmoi jo pak Zanën në karrierën e saj si modele në ShBA.