16 vite BDI: Ahmeti numëron “sukseset”, shqiptarët numërojnë viktimat!

Shumë “suksese” paska numëruar Ali Ahmeti për 16 vjetorin e BDI-së. Pa, pa, pa. Nuk e paska harruar as Ndihmën e Shpejtë në Tetovë. Veç edhe infuzionet nuk i paska përmendë.

Qenka treguar pak modest, ashtu siç e ka falë zoti. Nuk e paska përmendur projektin “Skopje 2014”. Ndoshta nga modestia, e ndoshta e ka harruar nga pleqëria, por ky është projekti më gjigant që është realizuar gjatë mandatit të tij.

Pa realizimin e këtij projekti nuk do të realizohej as “selfija” e famshme e Artan Grubit me Sharllo Shatorollovin, alijas “Nexhat Agollin”.

E deri sa Ahmeti me krekosje po numëron projekte që janë realizuar falë gjakut të dëshmorëve (pa i përmendur askund kontributin e tyre), shqiptarët po numërojnë fatkeqësitë dhe viktimat që u kanë ndodhur gjatë këtyre 16 viteve.

Dhe nuk dimë prej ku të ja fillojmë. Nga të ja filloni nuk gaboni. Ishin këto 16 vite përplot ngjarje tragjike. Nga Sopoti e deri te Gjorçe Petrovi. Nga Radusha, deri te Lagja e Trimave. Nga Monstra, deri te projekti “Shkupi 2014”. E di që shumë raste kam harruar.

Por shqiptarët nuk i harrojnë. Sepse humbëm djemtë më të mirë gjatë këtyre viteve tragjike. E humbëm Harun Aliun me shokë, e humbëm Begun e Mirsadin, Xhafer Zyberin. I humbëm Valon Kabashin, Hysen Rushitin, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, Samid Kastrioti dhe Turgaj Gashi. E humbën Isa Likën, kurse vrasja e tij nuk u ndriçua sot e kësaj dite. Kemi Humbur edhe Komandant Sokolin, i cili po kalbet në burg. Kemi humbur Valin, Malishevën, Demën, Gencin, e Esatin. Janë shumë. Mos ma zini për të madhe që nuk më kujtohen të gjithë.

Vetëm ai që nuk është shqiptarë, sot mund ta ndiej veten fitimtar e krenar. Zoti i marroft

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme