PRIZRENI, QYTET I VLERAVE SOCIO-EKONOMIKE, KULTURORE, MORALE DHE INTELEKTUALE

Shkruan: Argjira Ukimeri

Siç mësojmë edhe nga Shkrimet e Shenjta, Zoti i krijoi njerëzit sipas shëmbëlltyrës së tij. Sipas tij (Zotit), njeriu është element zotërues në tokë, ku përmes frymës së shenjtë arrin të dallojë të mirën dhe të keqen. Qysh nga fillimi e deri në kohët moderne, njerëzit kanë arritur të ndërtojnë tempuj fetarë (Kisha, Xhamia), për hirë të dashurisë dhe nderëshmërisë që kishin ndaj Zotit, dhe vazhduan të jetojnë të lumtur mes vete. Pothuajse, ky bashkëpunim ka qenë fryt i harmonisë fetare edhe në qytetin tonë – Prizrenin.

Si njëri ndër vendet më me ndikim në historinë tonë kombëtare, Prizreni përveç vlerave morale, kulturore, dhe intelektuale ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në aspektin fetar. Raportet e mira ndërfetare kanë ndikuar edhe më shumë në aspektin social në këtë trevë. Bashkëpunmi i ndërsjellë mes bashkësive fetare, martesat mes këtyre bashkësive, tregojnë qartë raportet dhe karakterin harmonik në Prizren. Shembulli më i mirë që përshkruan harmoninë fetare në Prizren është ky: Nuk mund ta quajmë Hyjin, zotin e të gjithë njerëzve, nëse nuk pranojmë të sillemi si vëllezër ndaj njerëzve që janë të krijuar në përngjasim me Hyjin.

Në kohën tonë kur gjinia njerëzore njësohet çdo ditë e më shumë dhe rritet ndërvarësia mes popujve të ndryshëm. Në fakt popujt e ndryshëm përbëjnë një bashkësi të vetme. Ata kanë një zanafillë të vetme, meqë Zoti ka bërë që krejt gjinia njerëzore të banojë në të gjithë tokën, me një qëllim: Të ketë Paqe, Harmoni dhe mbi të gjitha Dashuri mes vete, gjithmonë duke u bazuar në Shkrimet e Shenjta, që janë fjala e Zotit në Tokë. Pikërisht për të diskutuar këtë temë, “Toleranca dhe bashkëjetesa fetare në Prizren” na vjen Barcamp Prizreni i rradhës, i organizuar nga OJQ THY. BarCamp Prizren është një ngjarje joformale që përkrahet nga komuniteti dhe në mes tjerash i jep shumë rëndësi debatit interaktiv ndërmjet folësit dhe pjesëmarrësve.

Ky eveniment ka për qëllim t’i motivoj pjesëmarrësit që të marrin pjesë në një epokë të re të lidershipit dhe të nisin ndryshime pozitive në shoqëri. Me integrimin e biznesit, teknologjisë dhe temave sociale në një vend, këto ngjarje joformale ofrojnë vendin ideal për ndarje të ideve, zgjerim dhe krijim të lidhjeve të reja shoqërore. Gjatë edicioneve të kaluara, BarCamp Prizren ka arritur të sjellë pranë jush folës eminent me tema inovative dhe ka krijuar një komunitet që nxitë vlera të mira dhe ide kreative mes qytetarëve të Prizrenit.

Edhe këtë edicion tentojmë ta vazhdojmë këtë duke diskutuar për “Toleranca dhe bashkëjetesa fetare në Prizren” , ku përfaqësuesë të feve të ndryshme do të na flasin për tolerancën, respektin dhe pranimin e vlerave të ndryshme shpirtërore, besimeve dhe praktikave fetare që mund të jenë ndryshe nga ato tonat. Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme