17 vjet nga gjykimi i “Kasapit të Ballkanit”

Ish-presidenti i Republikës Federale Jugosllave, Sllobodan Millosheviq, konsiderohet si njëri nga personazhet që ka kryer më së shumti krime ndaj njerëzimit, pas nazistëve.
Ai është përgjegjës për krimet e luftës dhe gjenocid në Ballkan, filluar që nga vitit 1990, duke u përballur kështu me tri akuza. Padia më e rëndë ndaj të ashtuquajturit “Kasap i Ballkanit” kishte të bënte me gjenocidin në Bosnje – Hercegovinë mes viteve 1992 dhe 1995, e pastaj edhe krimet e pashembullta në Kosovë.

Pikërisht sot, më 12 shkurt bëhen 17 vjet qëkur ka filluar gjykimi ndaj Millosheviqit, ani pse ai ishte arrestuar në prill të vitit 2001.

Rikujtojmë që Millosheviq edhe kur ishte në bankën e të akuzuarit u mundua që të paraqesë NATO-n si agresor dhe serbët si viktima të një komploti ndërkombëtar.
“Akuzat ndaj meje janë gënjeshtër e paskrupullt dhe gjithashtu shtrembërim i historisë”, citohet të ketë thënë Millosheviq në bankën e të akuzuarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme