Greqi: Përplasje me armë zjarri mes policisë dhe 3 shqiptarëve, dy të plagosur

Një konflikt me armë zjarri është shënuar në Korinth të Greqisë, me protagonistë policinë greke dhe tre shqiptarëve.

Raportohet se policia greke po vëzhgonte prej kohësh një automjet të dyshimtë, që mendohej se kishte lidhje me disa vjedhje në zonë.

Sapo e ka pikasur atë dhe është vënë në ndjekje, nga mjeti është hapur zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, janë plagosur 2 prej grabitësve, shqiptarë, ndërkohë që është arrestuar i treti.

Një prej të plagosurve është duke marrë mjekim në Spitalin e Thriasios, ndërsa tjetri në atë të Korinthit. Dy shqiptarët kanë marrë plagë në këmbë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme