18 vjeçari nga Ferizaj humb jetën në Ulqin

Një i ri nga Ferizaj i moshës 18 vjeçare ka humbur jetën në Ulqin pas përplasjes së dy xhetskive në plazhin e madh.

Ngjarja ka ndodhur sot në orët e pasdites. Zyrtarët e Policisë dhe të Qendrës spitalore në Tivar kanë bërë të ditur se i lënduari tjetër, vëllau i viktimës, është jashtë rrezikut për jetë, transmeton kp.

Dy të rinjtë bashkë me prindërit po kalonin pushimet në Ulqin. Viktima kishte shtetësi të Belgjikës.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë