2 të vdekur dhe 25 të plagosur, ja tmerri që ndodhi në Spitalin Amerikan

2 paciente humbën jetën dhe rreth 25 të tjerë janë plagosur e asfiksuar si pasojë e një zjarri të qëllimshëm në Repartin e Hemodializës në një spital privat, në Tiranë. Viktimat janë Sanie Sulaj, 55 vjeçe nga Mamurrasi, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë dhe Hani Mali, 55 vjeç nga Laçi e cila u gjet poshtë një shtrati, e karbonizuar.

Shkak i zjarrit ka qenë një sherr mes dy pacientëve, pas të cilit njëri ka tentuar të djegë tjetrin brenda dhomës së Hemodializës. Sipas Policisë, zjarri është vënë nga pacienti i identifikuar si Lefter C., 57 vjeç, pas një konflikti me pacientin D.Saraçi 47 vjeç. Autori i zjarrviënës Lefter C. pasi ka mbaruar dializën ka shkuar në dhomën e shtetasit D.Saraçi, ka nxjerrë nga qesja një bidon me lëndë djegëse, e ka spërkatur atë dhe më pas i ka vënë flakën. Me ndërhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin, të cilët janë në spital në gjendje të rëndë.

Aktualisht shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit pranë Spitalit Ushtarak, kurse autori i dyshuar ndodhet i shtruar në një spital privat, që të dy në gjendje shumë të rëndë. Zjarrfikësit të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, bënë të mundur neutralizimin në kohë të flakëve dhe nxjerrjen e pacienteve dhe stafit nga pavioni. 25 personat e asfiksuar, pacientë, të afërm dhe punonjës të stafit po trajtohen në spitalin e traumës në Tiranë në gjendje të stabilizuar. Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plote te ngjarjes./Dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme