Njëra vajzë vdiq nga aksidenti i djeshëm në Rrugën B, vajza tjetër ende nën kujdes intensiv

Një aksident i rëndë trafiku ditën e djeshme tek Rruga B në Prishtinë, i mori jetën një vajze të moshës 30 vjeçare.

Përpos viktimës L.A, për jetë është duke luftuar edhe 23 vjeçarja me inicialet F.R.

Lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e QKUK-së, Shpend Fazliu.

Fazliu ka bërë të ditur se para pak minutave ka kontaktuar me mjekët kujdestar të cilët deklaruan se gjendja shëndetësorë e vajzës vazhdon të jetë e njëjtë, nën kujdes intensiv.

“Gjendja mbetet e njëjtë, është nën sedacion dhe mbikëqyrje intensive nga stafi dhe nën aparate intensive”, ka thënë Fazliu.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka ndonjë ndryshim dhe se është nën mbikëqyrje dhe kujdes të vazhdueshëm.

Vajzat u goditën nga një veturë në Rrugën B, gjatë orëve të pasdites së djeshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme