21 persona kanë vdekur në vendin e punës gjatë këtij viti

Ndërtimtaria është sektori me vdekjet dhe lëndimet më të mëdha të punëtorëve, por nuk përjashtohen edhe sektorët e tjerë.

Nga muaji janar i 2018-ës deri më sot 21 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, shkruan lajmi.net.

Sipas statistikave që BSPK i ka dërguar lajmi.net, vetëm gjatë këtij viti raportohen të kenë vdekur 21 persona derisa ishin në vendin punës.

Përveç personave në moshë madhore, në vendin e punës kishte humbur jetën edhe një i mitur.

Kështu një 17 vjeçar nga Prizreni, kishte humbur jetën derisa po punonte me makinën e stiroporit, e cila i kishte shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Pasiguria, orari i gjatë i punës, vonesa e pagave, mos kompensimi i pushimeve vjetore, shfrytëzimi i pagës minimale për të paguar punëtorët, abuzimi me kontrata për praktikant dhe mungesa e mbrojtjes ligjore të punëtorëve janë identifikuar si faktorët që kanë ndikuar nga viti në vit të rriten numri i të vdekurave në vendin e punës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme