23 super lojtarët që nuk do t’i shohim në Kupën e Botës

Pa marrë parasysh se për cilin ekip do të bëni tifo, çdo ndeshje e Kupës së Botës përfshin plot dramë dhe emocione.

Por jo të gjithnjë trajnerët e kombëtareve ftojnë lojtarët më të mirë për këtë kompeticion dhe për shkak të konkurrencës shumë lojtarë e shijojnë garën e madhe vetëm nga televizori, apo edhe nga shkallët e stadiumit, shkruan GazetaBlic

Këta janë disa nga talentët që janë jashtë kombëtareve të tyre për Kupën e Botës 2018.

Sergio Rico (Spanjë), Benoit Costil (Francë ) dhe Ralf Fahrmann (Gjermani) janë tre portierët të cilët nuk do të udhëtojnë në Rusi me kombëtaret e tyre.

Në listën e mbrojtësve marrin pjesë: Sergi Roberto (Spanjë – Barcelona), Marcos Alonso (Spanjë – Chelsea), Nelson Semedo (Portugali – Barcelona), Lucas Digne (Francë – Barcelona), Alex Sandro (Brazil – Juventus), Shkodran Mustafi (Gjermani – Arsenal) dhe German Pezzella (Argjentina – Fiorentina).

Diçka më shumë lojtarë ka në repartin e mesfushës. Disa lojtarë mjaft të fortë janë lënë jashtë nga Kupa e Botës 2018.

Adrien Rabiot (Francë – Paris Saint Germain), Radja Nainggolan (Belgjikë – Roma), Anthony Martial (Francë – Manchester United), Javi Martinez (Spanjë – Bayern Munich), Ruben Neves (Portugali – Wolverhampton), Luis Alberto (Spanjë – Lazio), Vitolo (Spanjë – Atletico Madrid) dhe Jack Wilshere (Angli – Arsenal).

Tek sulmi gjejmë emërat më të njohur që nuk do të marrin pjesë në garën më të madhe të futbollit. Plotë pesë super sulmues nuk do t’i shohim në Rusi gjatë një muaji spektakël.

Mauro Icardi (Argjentinë – Inter), Sandro Wagner (Gjermani – Bayern Munich), Wissam Ben Yedder (Francë – Sevilla), Alexandre Lacazette (Francë – Arsenal) dhe Alvaro Morata (Spanjë – Chelsea).

Kupa e Botës fillon me 14 qeshor, kurse mbaron me 15 korrik me finalen e madhe që do të zhvillohet në Luzhniki Stadium.

Lini Një Koment