23 vjeçarja nga Prishtina vuan nga një sëmundje e rëndë, ka nevojë për ndihmën tuaj (FOTO)

Liridona Gajtani nga Hajvalia është diagnostifikuar me Leukemi dhe tani familja e saj ka nevojë për ndihmë financiare

Liridona e cila aktualisht është duke ndjekur studimet master për gjuhë angleze i është nënshtruar procedurave mjekësore menjëherë pas diagnostifikimit.

Mirëpo trajtimi për kimioterapi kërkohet që të bëhet jashtë vendit dhe familja ka nevojë që të ndihmohet për të përballuar shpenzimet e larta financiare.

Liridona është njëra prej nesh. Një ndihmë e vogël e juaja në xhirollogarinë e saj të urgjencës mund të thotë shpëtim për të.

Familja paraprakisht falënderon të gjithë ata të cilët po u ndihmojnë në njërën apo tjetrën mënyrë në këto momente të vështira për ta.

Xhirollogaria për ndihmë Liridonës është e hapur në emrin e vëllaut të saj Liridon Gajtani:BPB 1300003008624062