27-vjeçari nga Kamenica viktima më e re në moshë nga koronavirusi, pas 39-vjeçarit nga Gjakova që vdiq ditë më parë

Një i ri 27 vjeçar ka vdekur mbrëmë në Kamenicë nga Covid-19.

I riu i cili e humbi betejën me coronavirusin është 27 vjeçari Bersant Rahimaj.

Lajmin e për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati.

“Një djalë të ri kamenicas sot na e morri virusi i zi. Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shprehë dhimbjen më të sinqertë për këtë humbje! Ju qoftë i paharruar kujtimi për Bersantin, djalë shembullor, profesionist i mprehtë, e shok i dashur”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Bersant Rahimaj, vetëm 27 vjeçar është viktima më re në moshë nga Coronavirusi në Kosovë.

Deri më tani, në vendin tonë janë regjistruar 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Disa javë më parë ndërroi jetë edhe një 39 vjeçar nga Gjakova.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me Coronavirus, në Kosovë është 3.383.