3 vjeçari lufton për ecur, por sëmundja e rrallë nuk e lejon (FOTO)

E hënë, 24 Tetor 2016  –  Sakte.net

Një fëmijë i gjinisë mashkullore 3 vjeç nga India vuan nga një çrregullim gjenetik, që i shkakton rritje këmbës së tij duke kaluar përmasat normale. Akshaj Khandelwal ka sindromën e Klippel-Trenauneit (KTS), e cila prek një në 100,000 persona dhe nuk e lë atë të ecë duke i shkaktuar ënjtje të katërfishtë këmbës së tij.

 

Gjendja e rrallë e bën që atij t’i rrjedhë edhe gjak nga këmba nëse mundohet që të ecë, dhe kjo gjë e ka penguar atë që të shkojë edhe në shkollë. Ai nuk është në dijeni për sëmundjen dhe beson se këmba e madhe është një dhuratë nga zoti dhe është me fat që e ka.

Njerëzit shpesh mbajnë distancë nga ai kur e shohin në atë gjendje sepse besojnë se është ngjitëse dhe mund të infektohen duke e lënë kështu të frikësuar familjen e tij se do tallet nga fëmijët e tjerë kur të jetë pak më i rritur.

Por babai i tij Ankur, nga Dehli, beson se ai është akoma i vogël për të marrë vesh të vërtetën për gjendjen e tij, për të cilën nuk është gjendur akoma një kurë. “Im bir nuk e di akoma në ç’gjendje është. Nuk duam ta bëjmë të ndihet keq.

Ai beson se të paturit e një këmbe të madhe e bën atë një superman. Ai është shumë i ri për të kuptuar problemet e tij. Ai nuk mund të shkojë as në shkollë me gjendjen e tij”, tha babai i djalit.

Por pavarësisht gjithçkaje prindërit e vogëlushit Akshaj janë të përkushtuar dhe do të vazhdojnë të kërkojnë një kurë për gjendjen e djalit të tyre, ata e pranojnë se është e dhimbshme të shohësh me sy vuajtjet e fëmijës.