300 milionë euro, 10 mijë të punësuar: Parku 320 hektarësh që Kina po ndërton në Beograd

Serbia dhe Kina janë duke bërë gjithçka që ta përshpejtojnë fillimin e ndërtimit të parkut industrial në periferi të Beogradit. Serbia ka shprehur përkushtimin që të mësojë nga përvoja kineze në ndërtimin e infrastrukturës si dhe në inovacion.

Sipas ministrit serb të Inovacionit Nenad Popovic, ky park industrial do të shtrihet në 320 hektarë dhe do të ketë më shumë se 100 kompani vendore dhe të huaja. Plani për investim përfshin vlerën prej 300 milionë euorsh, ku do të punësohen më shumë se 10 mijë njerëz, raportojnë mediat serbe, shkruan Gazeta Metro.
[{ loading … }]
Popovic këtë zotim e shfaqi në takimin që zhvilloi me ambsadorin kinez në Serbo, Li Manchang.

Detajet e këtij bashkëpunimi pritet të publikohen së shpejti, mirëpo autoritetet në Serbi kanë bërë të ditur që presin që puna të fillojë në këtë vit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme