8-VJEÇARJA I SHKRUAN LETËR OBAMËS. JA SI PËRGJIGJET AI!

Një vajze e vogel e moshes 8­vjeçare nga një familje ushtarake i ka shkruar letër presidentit amerikan Barack Obama përmes së cilës thotë se “vendi ka nevojë për më shumë kurajo”, shkruan “abc”

Letra e plotë e Lilyt:

“Unë mendoj se ky vend ka nevojë për më shumë kurajo. Me të gjitha sulmet, virusin Zika dhe luftërat, ky është një vend shumë i trishtuar. Ju lutem bëni diçka zbavitëse. Vishni një bluzë me ngjyra dhe pantallona të shkurta për diçka të rëndësishme. Shkoni në një udhëtim për ski uji në Karaibe. Çojeni familjen tuaj në Disney World. Bëj diçka zbavitëse. Gjithashtu, ju lutem thoni diçka që do t’i qetësonte të gjithë. Ju e dini sa shqetësime politike kemi. Urime për 8 vitet që keni shërbyer si president. Unë pothuajse harrova ta shkruaja këtë. Unë jam tifozja më e madhe e juaja. Babai im është në Forcat Ajrore dhe kjo më inspiron mua që të bëhem presidente.(Puna ime e ëndrrave është kirurge kardio­vaskulare) Mbani drejtimin e vendit!

1-X1monyDBbZhngFIHhNECnw

Përgjigjja e Obamës:

Faleminderit për letrën dhe sugjerimet tuaja. Ju dukeni një fëmijë e mrekullueshme dhe unë mund të them që t’i ke shumë kurajo për të ndihmuar shtetin tonë që të jetë i fortë. Unë nuk e di se si Zonja e Parë apo bijat e mia do të ndiheshin nëse do të vishja një bluzë me ngjyra në publik, por unë di se një nga përgjegjësitë e mia të mëdha si president është t’iu sigurojë që brezi juaj mund të lulëzojë dhe kjo përfshin një jetë të sigurtë për të arritur mundësi të pakufishme. Unë e di që gjërat që ndodhin nëpër botë mund të jenë shqetësuese, por ne mund të bëjmë përparim të vërtetë dhe të qëndrueshëm nëse të rinjtë si ju përqendrohen në rritjen, mësimin dhe vazhdojnë të flasin për sfidat e rëndësishme me të cilat përballet shteti jonë. Për sa kohë unë shërbej në këtë zyrë dhe më tej, unë do të luftoj për t’u siguruar fëmijëve anembanë vendit tonë që të mos jenë të kufizuar nga asgjë, por vetëm nga skajet e imagjinatës dhe madhësia e ëndrrave të tyre. Përsëri ju falënderoj për këshillat dhe ju lutem i thoni babait tuaj se sa mirënjohës jam për shërbimin e tij. Kurdo që ju të bëheni një kirurge kardio­vaskulare, presidente e SHBA­-së ose të arrini një ëndërr që ju ende se keni zbuluar, mos harroni që keni një rol të madh në formësimin e botës dhe të sillni ndryshimin në jetët e njerëzve. Entuziazmi juaj më jep shpresë të madhe për të ardhmen dhe besoj se ju mund të arrini aspiratat tuaja të larta nëse vini përpjekjet tuaja më të mira në çdo gjë që bëni. Pres gjëra të mëdha nga ju.

1-XUhLISDFRhlYqSvaNnfVcg-1