33-vjeçarja nga Istogu i jep fund jetës një ditë pas ditëlindjes

Një femër nga qyteti i Istogut është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e sotëm në rrugën “Ibrahim Rugova” të qytetit të Istogut në banesën e saj.

Viktima është e moshës 33-vjecare.  E njëjta dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur për Express, zyra për komunikim në Policinë e Pejës.

“Mund të ju konfirmojmë se rreth orës 10:00, policia është informuar se në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Istog një femër gjendej në një banesë pa shenja jete. Njësitë relevante bashkë me mjekun kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të policisë së Pejës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme