49 milionëshi shqiptar detyron yjet e Schalkes që të bëjnë shqiponjën me duar (FOTO)

Donis Avdijaj po e shijon kthimin te Schalke.

Kosovari që ka klauzolën e largimit 49 milionë euro, sot ka marrë pjesë në prezantimin e skuadrës para tifozëve.

E 21 vjeçari, ka shfrytëzuar këtë moment për t’i bindur disa nga yjet e skuadrës që të bëjnë shqiponjën me duar.

Në mesin e tyre ishte edhe sulmuesi i ardhur këtë verë nga Basel, Breel Embolo, shkruan Lajmi.net.