Një aeroplan i cili kishte në bord 71 pasagjerë së bashku me ekipin, është përplasur gjatë aterimit në aeroportin Kathamandu në Nepal, duke lënë të vdekur 49 persona.
Ekipet e shpëtimin kanë nxjerrë trupat nga rrënojat e aeroplanit, i cili ishte duke operuar nga linja ajrore US-Bangla e Bangladeshit.
Linja ajrore ka fajësuar kontrollin e trafikut ajror, mirëpo autoritet në Nepal kanë deklaruar se aeroplani ka bërë një aterim “jo të zakonshëm”.
Fluturimi BS211 ka dalë jashtë pistës gjatë aterimit në orët e pasdites ditën e hënë.
Një nga të mbijetuarit i cili ka menaxhuar të dalë përmes një dritare ka thënë se aeroplani kishte përjetuar një dridhje të fortë e cila është pasuar nga një shpërthim.
22 persona janë duke u trajtuar në spital për lëndime ndërsa tetë të tjerë konsiderohen të zhdukur apo të vdekur.
Aeroplani i cili ishte duke fluturuar nga kryeqyteti i Bangladeshit Dhaka ishte Bombardier Dash 8 Q400 dhe ishte 17 vjet i vjetër.