5 fakte të rralla për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri, futbollisti kosovar i Liverpool-it, është ndër më të pëlqyerit nga të gjithë tifozët shqiptarë pa marrë parasysh ekipin që pëlqejnë.

Paraqitjet e tij në kombëtaren e Zvicrës por edhe në ekipet ku ai ka luajtur ka bërë që të fitojë zemrat e të gjithë tifozëve, sidomos me gjestin e fundit  që bënë bashkë me Granit Xhakën duke bërë shqiponjën në Rusi, ku Zvicra po lunate kundër Serbisë, shkruan Gazeta Metro

Shaqiri, ka lindur në Gjilan të Kosoves nga prindër kosoravë. Ai emigroi në Zvicër në vitin 1992 me prindërit e tij dhe me tre vëllezërit dhe motrat e tij.

Më poshtë ju sjellim 5 fakte të rralla për futbollistin me prejardhje kosovare:

1. Webfaqja zyrtare e FIFA-s e përfshkruan Shaqirin si të paparashikueshëm me topin, i aftë me të dy këmbët dhe me një vizion të shkëlqyer.

2. Nëna e Xherdanit pas emigrimit në Augst të Zvicrës ka punuar si pastruse, dhe të njejtën punë e ka bërë edhe futbollisti duke ndihmuar atë.

3. Shaqiri shënoi golin e parë ndërkombëtar më 7 shtator 2010 në ndeshjen hapëse të Zvicrës në kualifikueset e UEFA-s “Euro 2012” kundër Anglisë.

4. Ai e ka pseudonimin “Messi alpin” dhe “xhuxhi magjik”.

5. Shaqiri dhe Xhaka u gjobitën nga FIFA me 10,000 franga zvicerane “për sjellje josportive në kundërshtim me parimet e fair-play”, për të cilën shqiptarët menjëherë u shprehen të gatshëm për t’i mbledhur ato para, gjë që u refuzua nga kombëtarja e Zvicrës dhe futbollistët kosovarë.

Lini Një Koment