5-vjeçari vdes në krahët e Babagjyshit

Kjo është historia e një vogëlushi të sëmurë rëndë në Knoxville të SHBA, i cili vdiq në krahët e një Babagjyshi të Vitit të Ri, duke plotësuar dëshirën e fundit që kishte për ta parë një herë nga afër karakterin shumë të dashur të Krishtlindjeve për të gjithë fëmijët.

 

Eric Schmitt-Matzen është babagjysh profesionist nga Knoxville i SHBA-ve, i cili mori një telefonatë nga një infermiere e spitalit të qytetit, ku i tha se ishte një fëmijë i sëmurë rëndë që kishte dëshirën ta takonte.

“E kuptova që nuk kishte kohë për të pritur dhe shkova urgjent në spital. Kur shkova atje u thashë familjarëve të fëmijës që të mos qëndronin në dhomë, sepse kështu do të emocionohesha dhe nuk do të mund ta bëja dot detyrën time siç duhet”, tha Eric.

“Jam i sëmurë dhe më thanë se do të vdes. Si mund t’ua shpjegoj atje ku do shkoj?”,- iu drejtua vogëlushi Santa Clausit, tregon Babagjyshi.

“Më bëj një nder. Kur të shkosh atje, u thuaj se je elfi numër 1 i Babagjyshit dhe ata do të të lënë të hysh”,- i tha Babagjyshi.

“Vërtet?”,- iu kthye vogëlushi.

“Patjetër vogëlush”,- iu përgjigj Santa, i cili tha se më pas e përqafoi vogëlushin, i cili ndërroi jetë në atë moment në krahët e tij pa thënë asnjë gjë tjetër.

“E mbajta të përqafuar në krahët e mi disa çaste dhe pata ndjesinë se ai ishte fëmija im”,- tha Babagjyshi.

E gjithë kjo skenë është ndjekur nga familjarët e fëmijës prej dritares së pavijonit ku ai ishte shtruar. GazetaExpress

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme