5 vjet burg për grabitjen e bankës në Istog ku u vra polici Izet Demaj

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me 5 vjet burg, Urim Metaj për grabitjen e bankës në Istog që ka ndodhur më 25 dhjetor të vitit që shkoi ku u vra polici Izet Demaj dhe i dyshuari kryesor Kamer Metaj.

Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues konfiskimi i veturës dhe është urdhëruar shitja e të njëjtës nga ana e Agjensionit për Administrimin e Pasurisë së sekuestruar.

Sipas Gjykatës Urim Metaj është shpallur fajtor pasi që më 27 dhjetor 2018, rreth orës 14:30 minuta, në Istog, me dashje ka ndihmuar personin tjetër për kryerjen e veprës penale të grabitjes me armë, në atë mënyrë që ditën kritike, pasi që më parë ishin marr vesh për grabitje me të dyshuarin tanit të ndjerin Kamer Metaj.

Ky i fundit armatoset me armën – pushkë automatike, një revole, një granatë dore, siguron veshje pallton ngjyrë krem, një jakne ngjyrë të zezë, dorëza me maskë, shkon në shitoren e fshatit Shushicë e Ulët, aty të akuzuarit Ujkan, ja bënë me shenjë se është i gatshëm, i akuzuari Ujkan, hynë në veturën e të dyshuarit tani të ndjerit Kamer, ulet në ulësen e vozitësit dhe vozitë veturën, ndërkaq i dyshuari tani i ndjeri Kamer, ulet në ulësen e pasme të veturës, nisen në drejtim të Istogut, i dyshuari tani i ndjeri Kamer, gjatë rrugës ndërron veshjen dhe maskohet, kur arrin në në Istog, i dyshuari tani i ndjeri Kamer, i maskuar dhe i armatosur ka dal nga vetura, ka shkuar në drejtim të NLB-Bank, ndërkaq i akuzuari sipas marrëveshjes paraprake vazhdon vëzhgimin nga vetura dhe kthehet në fshatin Shushicë, e që pas pak i dyshuari tani i ndjeri Kamer, i armatosur ka hyrë në NLB – Bank, dhe nën kërcënim të a rmës ka grabitur shumën e të hollave prej 3.636,00 euro, pasi që e ka marr urdhrin nga polici Izet Demaj, për t’u ndal, ai ka shtënë disa herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë të rënda, e që ai më vonë gjatë rrugës për në spital edhe ka ndërruar jetë, ndërkaq Policia gjatë shkëmbimit të zjarrit e ka goditur për vdekje të dyshuarin tani të ndjerin Kamer.

Me çka i pandehuri ka kryer veprën penale të ndihmës në kryerjen e vjedhjes grabitqare.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme