53.41% e tetovarëve kanë votuar deri në ora 17:00

Në konferencën për shtyp të Komisionit Zgjedhor Komunal-së në Tetovë u tha se ka rritje të votuesve, procesi zgjedhor vijon ashtu siç duhet dhe besonë se do të jetë ashtu deri në mbylljen e procesit zgjedhor.

Deri në ora 17, gjithsej në Tetovë kanë votuar 42348 qytetarë, ose 53.41%.

Nazmi Dauti nga KZK bëri të ditur se ka qytetarë që nuk janë gjetur në asnjërën listë të votimit, as në atë të përgjithshme e as në atë të posaçme. Këta qytetarë janë udhëzuar të drejtohen të Zyra rajonale e KSHZ-së, pasi që kompetencën për këtë çështje e ka kjo zyrë.

Dauti nuk bëri të ditur se sa persona nuk janë gjetur në listën zgjedhore.