75 vjetori i Genocidit/ Idrizi: Kokën e kemi në Çamëri, nuk harrojmë

PDIU dhe Shoqata Çamëria zhvillojnë pelegrinazhin e pervitshem në Varrezat e Kllogjerit në Konispol, në kuadër të 75-vjetorit të genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Mijëra njerez ishin edhe sot ne atë zonë që është simboli i kujtesës së vuajtjeve dhe rezistencës.

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi u shpreh se në këtë 75 vjetor, fatkeqësia më e madhe do të ishte harresa e Çamërisë, harresa e të parëve që dhanë jetën.

“Ç’do njeri që vjen këtu, i vijnë shumë gjëra në mendje. E para që më vjen në mendje është dhimbja dhe forca. Në këtë vend ku mijëra Shqiptarë të Çamërisë dhanë jetën nga një genocid që është më i tmerrshmi në Europë. Ne prej këtu do marrim forcë që të kërkojmë drejtësi për Çamërinë. Zoti i mëshiroftë. Kemi një amanet, për të ndërtuar varrezat e 2900 shqiptarëve që dhanë jetën.

Të parët tanë u nisën dhe morën rrugën të detyruar nga spastrimi dhe genocidi. Askush prej tyre nuk mendonte që do kalonin 75 vjet, që të ktheheshin në trojet e tyre. Ata asnjëherë nuk hoqën dorë. Ka 75 vite që presin popullin e tyre, pikërisht ne, shqiptarët e Çamërisë. Kush ka mundur të shkojë në Çamëri, e ka parë që ajo tokë është e etur për njerëzit e saj.

75 vjet që të parët tanë çdo ditë na e tregonin çdo gardh e çdo shtëpi, e çdo gurë varri, e pra, ne që nuk patëm fatin dhe nga padrejtësia lindëm në qytete të ndryshme. Sa herë kemi shkuar atje, kemi parë që ato shtëpi i njihnin dhe i dinin, prej amaneteve të të parëve tanë.

Kaq mjafton që ne të përulemi për prindërit, gjyshërit tanë që jo vetëm nuk e harruan Çamërinë, por na e treguan dhe ne.

Janë vrarë të afërm, u janë shkretuar pronat. Fatkeqësia më e madhe për ne do të shihte harresa e Çamërisë. Nuk ka komunitet të vogël e të madh pasi kjo është përkatësi, por ka si shqiptarët e Çamërisë që jo vetëm nuk jemi asimiluar por në 75 vjet, luftojmë cdo ditë deri tek çami i fundit.

Harresa është me e keqe se sa morti. Në këtë 75 vjetor nuk kemi ndërmend të qajme për fatin tragjik, neve na duhet të plotësojmë amanetin e të parëvve, drejtësi për Çamërinë.

Kokën e kemi në Çamërinë ku janë trojet e tokat tona, që sot presin të zotët e tyre”, u shpreh Idrizi, në fund të fjalimit të tij teksa dukej se ishte i mbushur me emocione.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme