8, 734 njerëz të vrarë me armë e mbi 17,000 të plagosur brenda këtij viti në Amerikë

Sulmi që ndodhi në El Paso të Teksasit, ku një 21 vjeçar u mori jetën 20 persona e duke lënë edhe dhjetëra të tjerë të plagosur po vazhdon të jetë një nga kryetitujt në mediat botërore.

Ky sulm po dënohet gjithandej, derisa Trump e quajti këtë si një akt frikacakësh dhe theksoi se nuk ka asnjë arsye që do të justifikonte vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

Ndërsa, kryetari i San Antonios, Julian Castro, i konsideron këto akte si shqetësuese, ngase sipas tij s’është vetëm sulmi i fundit në Teksas, por përmes një shkrimi në Twitter ai ka thënë se vetëm këtë vit janë vrarë në Amerikë 8, 734 persona me armë, derisa 17.000 të tjerë kanë mbetur të plagosur, përcjellë Indeksonline.

“Nuk mund të harrojmë se ata 29 nuk ishin të vetmit që u vranë ose u plagosën me armë këtë fundjavë.

Një vrasës  sot plagosi edhe shtatë të tjerë në Çikago.

8,734 njerëz janë vrarë me armë këtë vit. Mbi 17,000 të plagosur.

Ka pasur më shumë të shtëna masive sesa ditët e këtij viti.

Ne kemi nevojë për reformë të armëve tani”, ka shkruar Castro.

Kujtojmë se pas Teksasit sot në orën në 1:20 të mëngjesit në Rrugën 2900 West Roosevelt një person hapi zjarr nga një Chearo Camaro i zi, duke lënë shtatë persona të lënduar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme