80 vota determinojnë fatin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet më 22 gusht në rast se 80 deputetë votojnë pro për t’i dhënë fund kësaj legjislature.

Njohës të çështjeve politike në vend theksojnë se nëse votimi për shpërndarjen e Kuvendit dështon atëherë duhet të thirret seancë e re, pasi kjo pikë nuk mund të vihet në votim më shumë se një herë, shkruan gazeta “Zëri”.

Që nga refuzimi i koalicionit qeverisës PAN ndaj kërkesës së presidentit të vendit Hashim Thaçit për ta propozuar mandatarin e ri për kryeministër të Kosovës të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës kanë kërkuar shpërndarjen sa më të shpejtë të Kuvendit dhe, siç dihet, në bazë të këtij disponimi politik është caktuar që më 22 gusht të mbahet seancë e jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës do të jetë shpërndarja e Kuvendit.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shpërndarjen e Kuvendit duhet ta votojnë dy të tretat e të gjithë deputetëve.

Njohës të çështjeve politike në vend kanë sqaruar për “Zërin” procedurën e cila do të çojë deri te shpërndarja e Kuvendit, që rrjedhimisht çon te zgjedhjet e reja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme