89% e serbëve kundër anëtarësimit në NATO

Pothuaj 89% e serbëve janë kundër një anëtarësimi të mundshëm të vendit të tyre në NATO, sipas një studim i fundit nga agjencia Ninamedia në bashkëpunim me Këshillin Atlantik të Serbisë.

Kundërshtimi i serbëve ndaj Aleancës Atlantike është i lidhur kryesisht me fushatën ajrore të organizatës më të fuqishme ushtarake të botës kundër Serbisë së ish-presidentit, Slobodan Milosheviç, në pranverën e vitit 1999, për ta nxitur këtë të fundit që Beogradi të tërhiqte trupat nga Kosova, përcjell atsh.

Në sondazhet e kryera në mes të muajit maj dhe fillimit të qershorit me një kampion përfaqësimi prej 800 shtetasish serbë, u shfaq në të njëjtën kohë se 73% e të anketuarve nuk e dinin se që prej asaj kohe nuk ka pasur luftëra në ndonjë nga vendet anëtare të NATO-s që prej anëtarësimit të tyre në këtë Aleancë.

Lini Një Koment