A do ta rrëzojë PDK Qeverinë, nëse Haradinaj nuk tërhiqet nga taksa?

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk po i nënshtrohet presioneve amerikane për ta tërhequr taksën ndaj produkteve serbe.Madje ai ka thënë se nuk do të heq dorë nga taksa edhe nëse kjo i kushton me postin e të parit të Qeverisë.Por a rrezikohet prishja e miqësisë me ShBA-në, nga vendimi i Haradinajt?

Analistët politikë në vend vlerësojnë se vendimi për mos tërheqjen e taksës mund ta dëmtoj lidhjen Kosovë Amerikë.Madje sipas tyre Partia Demokratike e Kosovës do ta shfrytëzoj këtë mundësi për një rrëzim të mundshëm të Qeverisë Haradinaj.Kjo ngase sipas tij duhet reflektuar nëse duhet mbajtur kryeministër një person të izoluar nga Amerika.

Analisti Donik Sallova në një prononcim për Gazetën Blic ka thënë se PDK do të reflektoj nëse do ta mbajë në Qeveri një person që e izolon Amerika.“Besoj që PDK-ja do reflektoje nëse ia vlen ta marrë përsipër ta mbajë për kryeministër një individ të izoluar nga Amerika” ka thënë Sallova.

Ai ka thënë se derisa dialogu Kosove-Serbi mbetet prioritet i SHBA-se veçanërisht, për ta stabilizuar rajonin, atëherë taksa do te interpretohet tanimë si obstruksion i Kosovës kundrejt synimit te SHBA-ve.Prandaj Sallova ka thënë se Kosova duhet të ketë kujdes ndaj kërkesave të Amerikës.“Ne vërtet nuk e kishim këtë qellim, por derisa ShBA aktin tone e interpreton kështu, ne kot themi që “e duam Amerikën”. Ne e pame së fundi me rastin e FSK-se se çfarë do të thotë “dashuria” e Amerikës për ne, sepse mjaftoi ajo dashuri që ne ta themelonim ushtrinë, e cila u kundërshtua nga të gjithë. Pra, të kemi kujdes, neve na mjafton dashuria e Amerikës për ne, por Amerika nuk ka nevoje domosdoshmëritë për dashurinë tonë.Nëse ne ndërmarrim veprime që mund të bien ndesh me interesin strategjik amerikan në Ballkan. Kjo nuk do të thotë që ne për interesat e Amerikës t’i sakrifikojmë interesat tona. Por, çështja është që sot për sot interesi i Amerikës përkon edhe me interesin tonë…:” ka thënë Sallova.Edhe analisti Haki Abazi vlerëson së ky është momenti kur taksa ndaj shtetit serb duhet të shqyrtohet.Ndonëse ai kërkesën e Amerikës për heqje të taksës e ndërlidh me presidentin Thaçi.“Besoj është momenti i duhur dhe i domosdoshme për të lejuar hapësirë që të shikohet situata e krijuar pas vendosjes së taksës nga shumë dimensione dhe në mënyrë krejtësisht të sinqertë. Megjithatë taksa është duke u përdorur nga Thaçi për të ndërtuar presionin ndaj Qeverisë për të pranuar ndarjen.Në anën tjetër trysnia amerikane po vije po thuaj se e amplifikuar nepërmjet “autoparlanteve” të Thaçit.Deklaratat e administratës amerikane ka kërkuar këtë apo atë pozicionim janë më shumë kërkesa të ambasadores së Kosovës në Washigton që është njeri lojal i Thaçit se sa qëndrim i vet administratës e cila në fakt nuk është aspak e fokusuar me prioritet në Kosovë” ka thënë Abazi për Gazetën Blic.Presioni amerikan për tërheqje të taksës është shtuar në ditët e fundit.Mediat kanë publikuar një dokument 8 pikësh që Departamenti Amerikan i ka dërguar autoriteteve në Kosovë, duke iu kërkuar pezullimin e menjëhershëm të taksës, ose në të kundërtën marrëdhëniet Kosovë ShBA do të rrezikohen.GazetaBlic ka provuar gjatë tërë ditës të marrë një qëndrim të PDK-së, për qëndrimin e Haradinajt ndaj kërkesave të SHBA-së, por komunikimi me ta ka qenë i pamundur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme