A e dini se kush është ky vogëlush?

Hashim Thaçi, së bashku me Jakup Krasniqin dhe Adem Grabovcin kishin vizituar familjen e Fatmir Limajt në Banjë të Malishevës gjatë kohës kur ai i përgjigjej tribunalit të Hagës. Bashkë me ta shihet edhe këngëtari Sabri Fejzullahu. Në shtëpi afër Thaçit është i ulur një fëmijë . Në qoshe të kanapesë, në foto duket profili i Ismail Sylës.

Fotografia është e vitit 2003 dhe flet për vizitën e lidershipit të PDK-së së asaj kohe në vizitë në familjen e Fatmir Limajt kur ai ishte i burgosur në Hagë. . Atëherë të gjithë këta politikanë i përkisnin një partie. Këngëtari Sabri Fejzullahu ishte atë kohë deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së.

Fëmija afër Thaçit është Durimi, djali i Fatmir Limajt, i cili tani është përkrahës i partisë së babait të tij dhe kundërshtar i hapur i Hashim Thaçit.

Durim Limaj është emëruar edhe shef i kabinetit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme