A është Ditmir Bushati “gylenisti” që dëshironte t’i eliminojë “erdoganistët” e Shkupit?!

Pas grushtit të shtetit në Turqi, Presidenti Rexhep Taip Erdogan kërkon që të eliminojë në rrënjë lëvizjen “gyleniste” me në krye Fetullah Gylen, për të cilin ai i ka kërkuar SHBA-së ekstradimin në Turqi. Por Erdogan ka sjellë edhe një listë në Tiranë, ku i ka kërkuar Edi Ramës që të largojë dhe të hetojë një sërë personalitetesh në Shqipëri, të cilët sipas pushtetit të Ankarasë financohen nga “Gyleni”. E në listën e bërë publike nga mediat në Tiranë, mësohet se janë emrat e disa personazheve të njohur, njëri prej të cilëve është edhe ministër. D.B., ka qenë partner me organizatat gyleniste përpara se të bëhej zyrtar dhe ka marrë fonde për të organizuar think-tanke që të krijojnë një opinion publik antiErdogan prej vitesh.

A është iniciali D.B., ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati?
Sipas medias së Tiranës në listë është edhe një politikan tjetër që nuk është aktiv aktualisht.
Është ai me inicialet, A. M. A është ky ish-ministri socialist, Arben Malaj?
Në fakt Malaj pak kohë më parë ka qenë i pranishëm në një aktivitet të Fetullah Gylenit.
Në listën e sjellë në Tiranë mësohet se është edhe emri i një gazetari, M. K.
A është M. K., gazetari i njohur dhe drejtuesi i “Top Channel”, Mentor Kikia?
Por lista vazhdon edhe më tej. A.Ç.
A është ky njeri gazetari dhe drejtuesi i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa?
Në mes tyre është edhe një njeri i letrave, njëkohësisht edhe gazetar me inicialet A. T. A është ky person, gazetari dhe shkrimtari Agron Tufa?

Nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, mësohet se me anë të një komunikimi zyrtar kanë mbërritur në Tiranë listat që zotëron Turqia për financime të organizatës FETO, të cilat mësohet se prej kohësh zotërohen nga organet turke, por që janë sjellë për një verifikim edhe më të imët. Materiali flet për influencën e FETO-s në sistemin e Shoqërisë Civile dhe media, por edhe futjen në industrinë shqiptare, madje dhe në politikë. Mësohet se janë dy materiale, një shumë konfidencial që Turqia kërkon të hetojë për llogari të puçit e që flet në përfshirjen e mundshme të gylenistëve në strukturat turke në Shqipëri; dhe një tjetër që është MEMO, sa për kujtesë dhe që ka fuqi këshillimore, i cili tregon përhapjen e strukturave paralele në shoqërinë shqiptare.

Ndryshe kur jemi te Ditmir Bushati, kujtojmë se qarqe politike dhe personalitete nga Shkupi edhe më parë janë ankuar se nga qarqe në MPJ të Shqipërisë etiketohen e kualifikohen si erdoganistë dhe gjithë kjo me qëllim që të diskualifikohen dhe të neutralizohen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme