A është ky momenti kur Artan Grubi thotë për herë të parë: O Zot! (Foto)

Debaklin që e pësoi BDI mbrëmë në nivel nacional, e veçanërisht në njësitë zgjedhore nr 1 dhe nr 2 ku forcë e re kryesuese politike u konfirmua Lëvizja BESA, më së miri e ilustron një foto e shkrepur në momentet e shpalljes së rezultateve në shtabin zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, njofton portali Sakte.net

Në këtë foto duket qartë se si e përjeton rezultatin bartësi i listës zgjedhore në njësinë nr 1 të BDI – së, Artan Grubi.

Grubi nuk ka mundur ta besojë rënien drastike të subjektit të tij politik dhe dëshmitar okular thonë se gjatë tërë kohës është shprehur, “O Zot, nuk arrij ta besojë. Është e pamundur!. /Sakte.net