A ju kujtohet koha kur Ronaldo i nxiste tifozët e Shqipërisë ta thërrisnin emrin e Messit?

Para se të zhvillohej ndeshja e Portugalisë kundër Shqipërisë, në shtator të vitit 2015, Cristiano Ronaldo i kishte nxitur tifozët e Shqipërisë të brohorisnin emrin e Lionel Messit me zë më të lartë.

Gjatë kohës kur 33-vjecari po nxehej me bashkëlojtarët e tij, tifozët e Shqipërisë filluan të brohorisnin emrin e Messit, për të provokuar portugezin. Megjithatë, Ronaldo u ishte përgjigjur duke i inkurajuar ata të ngrinin zërin, transmeton Gazeta Express.

Kjo ndodhi vetëm disa javë pasi argjentinasi e mori çmimin “Topi i artë”. Gjatë atij sezoni, Messi kishte fituar tripletën me Barcelonën.

Për më shumë shikojeni videon më poshtë:

 

Lini Një Koment