A po e lë Alternativën për t’iu bashkuar Vetëvendosjes? Flet Mimoza Kusari

Tash e disa muaj, kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari dhe nënkryetari Ilir Deda kanë shprehur publikisht qëndrimet e tyre të kundërta sa i përket pozicionimeve politike.

Në media flitej për një largim të mundshëm të Ilir Dedës nga partia dhe qëndrimi i tij pro delegacionit të Kosovës për dialog me Serbinë i bëri edhe më të fuqishëm këta zëra duke e lidhur atë me Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit me të cilin e kishin formuar edhe partinë e dikurshme FER e cila u shkri në Vetëvendosje.

E reagime ka ngjallur edhe prezenca e shefes së Alternativës, Kusari – Lila në një nga tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e afruar këtë të fundit me partinë e Albin Kurtit.

Lajmi.net ka kontaktuar me Mimoza Kusari-Lilën për ta pyetur në lidhje me këto raportime në media dhe ajo është shprehur se me Lëvizjen Vetëvendosje ka bashkëpunim opozitar njëjtë si me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Unë bashkëpunoj si opozitë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunojmë për gjëra që duam t’i shtyjmë përpara”, tha Kusari Lila.

E pyetur më tutje nëse mund të ketë ndonjë lëvizje të saj nga partia,  Kusari – Lila tha se do të mbetet kryetare e Alternativës.

“Unë jam kryetare e Alternativës, madje jam në zyrë për momentin dhe do të mbetem kryetare e partisë.” tha Kusari – Lila.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktoj edhe me nënkryetarin e Alternativës Ilir Deda por ky i fundit nuk e ka hapur telefonin.

Kujtojmë se Deda e Kusari-Lila arritën të marrin votat e mjaftueshme për t’u bërë deputetë si pjesë e listës zgjedhore të LDK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme