A po kthehet Ali Ahmeti në rrugën e Zotit?

Urimi i Liderit të BDI-së Ali Ahmeti drejtuar besimtarëve myslimanë për festën e Kurban Bajramit, ka qenë më i veçantë gjatë këtij viti.

Ai e ka cilësuar Festën e Kurban Bajramit si një prej vlerave më të mira njerëzore, si dhe ka përmendur besimin ndaj Zotit.

Ahmeti nuk njihet si besimtar i devotshëm, madje në opinion shpeshherë është përfolur si ateist. Mirëpo, nga urimi i fundit ai lë hapësirë për të menduar se ka vendosur të kthehet në rrugën e Zotit.

Postimi i plotë i Ali Ahmetit:

Të nderuar besimtar,

Kam nderin e vecantë që t’ju shpreh uratat më të sinqerta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit.

Kjo festë na rikthen tek vlerat më të mira njerëzore, respektin ndaj njëri tjetrit, tolerancën, sakrificën, bëmirësinë, besimin ndaj Zotit.

Uroj që festa e sivjetme e Kurban Bajramit t’u gjejë të gjithë juve dhe familjet tuaja me shëndet të mirë dhe në mbarësi./Sakte.net