AAK do koalicion parazgjedhor vetëm me këtë parti – Ka një porosi edhe për Presidentin!

Deputi i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së në një prononcim për “Gazeta Blic” është deklaruar për zhvillimet aktuale në skenën politike, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga funksioni i Kryeministrit.

Selmanaj, konsideron se vendi ka para vetës vetëm një rrugë dhe ajo është shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Ai ka kërkuar që Presidenti Hashim Thaçi, sa më shpejtë të thërras në takim krerët e partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Qëndrimi jonë është i prerë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje edhe duhet të respektohen afatet ligjore, presidenti e ka kohën e kufizuar për konsulta dhe në momentin që koha e tij shpenzohet ai duhet me vepru në bazë të kushtetutës që parashah organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë për Gazetën Blic deputeti i AAK-së Selmanaj.

E me shkuarjen në zgjedhje, Selmanaj u shpreh se AAK është e gatshme për koalicione parazgjedhore me NISMA-n, partnerin e dëri tanishëm dhe partitë tjera më të vogëla, duke përjashtuar kështu PDK-në e Kadri Veselit.

Deputeti i AAK-se Rasim Selmanaj

Jemi në fazën kur mund të diskutohet për koalicione parazgjedhore ,ne jemi të hapur për koalicion parazgjedhor me Nismën dhe me partitë e tjera më të vogla por mbetet të shihet si do të zhvillohen më tej“, tha ai.

Ndërkaq i pyetur për vijat e kuqe që AAK mund t’i këtë për koalicion me ndonjë subjekt poltik, ai u shpreh i rezervuar, duke thënë se është herët të flitet për një gjë të tillë.

Këtë smund ta them unë personalisht,j emi në atë fazën kur mundemi me pas vendime të tilla për vija të kuqe, por tani për tani jo”, përfundoi ai.

Ndryshe, dorëheqja e papritur e Kryeministrit Ramush Haradinaj solli në tavolinë një skenar të papritur për skenën politike atë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Tani Presidenti Thaçi, ka paralajmëruar takim konsultativ me krerët e partive politike për javën e ardhshme, mirëpo “Gazeta Blic” nga burime të afërta me presidentin Hashim Thaçi dhe me kreun e PDK-së, Kadri Veseli ka marrë vesh se dy liderët janë duke kërkuar rrugë ligjore e kushtetuese, si dhe partner të mundshëm që vendi të mos shkoj në zgjedhje të reja.

“Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë në kërkim të rrugëve ligjore që të mos lejojnë vendin të shkoj në zgjedhje të reja”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, edhe presidenti Thaçi edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i kanë arsyet e forta që të mos shkohet në zgjedhje.

Në anën tjetër edhe njohësi i çështjeve politike Xhema Ahmeti, ka vlerësuar se situata aktuale po i konvenon shumë Presidentit Hashim Thaçi, i cili ani pse ka paralajmëruar takim konsultativ me krerët e partive politike, do të synojë ta zvarris procesin, për të mos e dërguar vendin në zgjedhje.

“Presidenti gjendet në senduiç: Partia e tij i bën presion që ta zgjasë sa më tepër datën e zgjedhjeve. Opozita kërkon me çdo kusht dhe sa më parë zgjedhje. Ai vetë më së bukuri vepron kur institucionet janë jofunksionale apo në modusin e vakancës – kryejmë punën se s’ka kush tjetër ta bëjë. Mungesa e institucioneve atij i mundëson më shumë liri veprimi sidomos në kontekst me dialogun dhe marrëveshjet me Serbinë. Pas bisedave me partitë pritet që raundi i parë i tyre të përfundojë me alibinë: “s’po merren vesh partitë, kur të arrijnë një konsensus unë jam këtu” – do thotë Presidenti”, ka deklaruar ai.

Sipas analistit Ahmeti, tema që do të diskutohet në takimin konsultativ mes Presidentit dhe krerëve të partive politike, do të jetë data e zgjedhjeve, gjë për të cilën ai nuk pret ndonjë marrëveshje.

“Konsultat do të jenë kryekëput për sigurimin e një date për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale dhe asgjë tjetër. Si palë determinuese do të jetë edhe KQZ aty, e cila mund t’i ndihmojë njërës apo tjetrës palë, duke thënë s’kemi fonde, apo janë pushimet ose s’kemi vëzhgues të mjaftueshëm ende e arsyetime të llojit. Kjo do të korruptonte natyrisht sistemin edhe më tepër”, deklaroi Ahmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme