AAK merr nënkryetarin dhe tri drejtori në Qeverinë e Agim Aliut

Përkrahja që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ia dha kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës Agim Aliu për t’u zgjedhur kryetar komune, AAK-së iu shpërblye me hise në pushtet.

Dega e AAK-së në Ferizaj tashmë ka zgjedhur ekipin që do të jetë pjesë e Qeverisë Aliu për katër vitet e ardhshme. Në kuadër të përbërjes së re të pushtetit lokal, AAK-ja përfshihet me nënkryetarin dhe tri drejtori, atë të Kulturës, Administratës dhe Shërbimeve Publike. Kështu i tha Televizionit Tema kryetari i AAK-së në Ferizaj Xhavit Zariqi.

“Në momentin kur je pjesë e qeverisë, ambiciet e secilit anëtarë të partisë rriten me arsye, sepse gjithsecili ka dëshirë që të jetë pjesë e qeverisë për të kontribuar. Por, megjithatë ne se Aleancë e kemi kryer me konsensus absolut, s’ka pasur asnjë kundërshtim dhe me vota unanime pa asnjë votë kundër janë zgjedhur ata që i kemi propozuar. Ne do t’i kemi tri drejtori dhe nënkryetarin e komunës, ku besoj që do të kontribuojmë për një qeverisje të mirë, ndryshe nga ajo e kaluara”, tha Zariqi.

E, derisa gjatë fushatës së tij kryetari i zgjedhur i Ferizajt Agim Aliu, pati thënë se në asnjë mënyrë nuk do ta negocionte hisen e ndarjes së pushtetit, në anën tjetër Zariqi thotë se për këto pozita është diskutuar qysh moti.

“T’iu them të drejtën marrëveshje me shkrim nuk kemi pasur, por një marrëveshje parimore normal qe e kemi bërë edhe sa i përket ndërtimit të pushtetit lokal. Ne këto pozita i kemi marrë sepse kemi kontribu në ardhjen e qeverisë së re. Në momentin që jemi bërë bashkë për ta rrëzuar kryetarin Muharrem Svarqa, është nënkuptuar që do të jemi pjesë e qeverisë. Këtë hise ne e kemi kërkuar qysh moti, madje një vit më herët”, tha Xhavit Zariqi

Merret vesh se nënkryetar i komunës së Ferizajt nga radhët e AAK-së do të jetë Naim Ferati, drejtor i Administratës Faruk Hyseni, në Shërbimet Publike do të emërohet Xhemile Murati si dhe në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Arben Halili.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme