AAK – Nisma: Vendit i duhen zgjedhjet dhe jo reforma zgjedhore

E premte, 04 Nentor 2016 – Sakte.net   /

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj dhe ajo e Grupit Parlamentar të Nisma-s për Kosov­ën, Valdete Bajrami, kanë shprehur qëndrimi i AAK-së dhe Nisma-s për reformën zgjedhore. Ata thonë se nuk do të jenë pjesë e lojërave të presidentit Thaçi për reformën zgjedhore.

“Ne nuk do ti iu bashkohemi diskutimeve për reformën zgjedhore. Iniciativa e presidentit Thaçi është shumë e vonshme për reformën zgjedhore”, tha kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

“Marrja pjesë e opozitës në këtë takim do të ishte një gabim shumë i madh. Thaçi ka qen penguesi kryesorë që nuk ka pas vullnet me bë reformën zgjedhore. Thaçi nuk është president i unitetit. Për të bërë reformën duhet një vit dhe kjo po bëhet me qëllim. Nuk do të bëhemi pjesë e lojërave të tyre. Ai ka qen penguesi kryesorë që nuk ka pas vullnet me bë reformën zgjedhore”, u shprehë gjatë konferencës deputetja e Nismës, Valdete Bajrami.

Këto dy parti opozitare janë këmbëngulëse se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Ne kemi pritur nga presidenti që të na thërras për zgjedhje sepse vendi është në krizë politike. Vendi sa më par të shkoj në zgjedhje. Sepse sado vonesë që të kemi do të kemi vetëm të këqija sepse vendi është në krizë”, tha kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme