Abdush Demiri i BESËS godet ashpër Teuta Arifin: Shkatërrove çdo gjë, u bë mjaft!

Gjendja e rënduar në infrastrukturën rrugore, problemi me ndotjen e ajrit dhe me mbeturinat, si dhe shumë cështje të tjera që shqetësojnë bënorët e Tetovës kanë ngjallur reagimin e OJQ-ve dhe partive të ndryshme politke.
Kohë më parë, Lëvizja BESA denoncoi shkatërrimin e infrastrukturës në disa lagje të kësaj Komune.
Kjo gjendje ka zemëruar së tepërmi anëtarin e kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Abdush Demirin. Në rrjetin e tij social, Demiri duke postuar videon me premtimet e Teuta Arifit ka shkruar: Un jam ‪#‎Teutaarifi‬ dhe shkatëroj gjithçka!Ndërsa ne jemi qytetaret që ta dhamë votën dhe s’meritojme këtë katrahurë!!!MJAFT MË!!!!!!! S’durohet kjo gjendje.


Po ashtu, BESA dhe LR-PDSH ngritën zërin edhe për diskriminimin buxhetor që po i bëhet komunave shqiptare, e në veçanti komunës së Tetovës.

 Në arsim, me rebalancin e buxhetit të vitit 2016 nuk janë të paraparë mjete të mjaftueshme për ndërtimin dhe renovimin e shkollave fillore dhe të mesme. Ndonëse në nivel republikan nga 2 milion euro, buxheti është projektuar në 1.9 milion euro, nga kjo as 1 % nuk është paraparë për Komunën e Tetovës për renovimin dhe ndërtimin e shkollave të reja, edhe pse ne lamë pas një vit arsimi me kushte mizore në disa shkolla fillore dhe të mesme, ndërsa po me këtë gjendje do ta presim edhe vitin e ri shkollor. Edhe pse, të mos harrojmë, premtimet e partisë në pushtet – si në nivel lokal, por edhe në nivel qendror – ishin se do të kemi shkolla me kushte evropiane. Gjithashtu nga buxheti diskriminues janë paraparë që të zvogëlohet edhe buxheti për Universitetin e Tetovës për 22 milion denarë, edhe pse në rrethanat në të cilat funksionon Universiteti ka nevojë për rritje të buxhetit e jo për shkurtim të tij. Krejt kjo ndodhë kur ministër Arsimi është një shqiptar i partisë shqiptare në pushtet.
 Në infrastrukturë, pra në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjes, kemi shkurtim nga 35.8 milionë euro, sa ishin paraparë më parë, në 16.5 milion euro, sa janë projektuar me rebalancin e buxhetit në nivel qendror. Kjo i bie që edhe në infrastrukturën rajonale, sidomos në mirëmbajtjen dhe krijimin e sigurisë në rrugët kryesore që lidhin qytetet, nuk janë paraparë mjete financiare, kurse për rregullimin e rrugëve brenda qytetit të Tetovës as që mund të ëndërrohet ndonjë lëvizje. Krejt kjo ka mbetur në vullnetin dhe angazhimin e qytetarëve të Tetovës që ata – edhe pse paguajnë taksat dhe votojnë përfaqësues në pushtet – përsëri me forcat e tyre t’i rregullojnë rrugët lokale nëpër lagjet e Tetovës.
 Gjithashtu edhe në aspekt të infrastrukturës së ujësjellësit gjendja është thuaja e njëjtë. Edhe pse premtimet fillestare në zgjedhjet lokale kanë qenë për rregullimin e ujësjellësit, në këto tre vite nuk ka asnjë lëvizje: për këto tre vite nuk kanë përfunduar as 3 km të tubacioneve; nuk është ndërtuar sistemi i ri për dezinfektimin e ujit përmes klorinimit; nuk është askund rezervuari i premtuar 4000m3 ose zgjerimi i hapësirës ekzistuese.
 Në fushën e kulturës po ashtu ka lajme të këqija. Biblioteka e Tetovës, një projekt me të cilin BDI-ja nga viti 2005 e këndej i ka gëlltitur votat e qytetarëve të Tetovës, nuk ka arritur të ngrihet as edhe 1m mbi tokë. Ndërsa lajmi i keq është se, ndonëse në këtë gjendje, asaj i është shkurtuar buxheti në 33% ose rreth 60 milionë denarë.
 Në aspektin e turizmit vazhdon letargjia. Edhe pse Tetova e ka Malin Sharr dhe Kodrën e Diellit, nga buxheti nuk është paraparë asnjë denarë për rregullimin e kushteve turistike, as edhe një projekt për krijimin e idesë se Tetova ka kushte për turizëm. Ndonëse në zgjedhjet lokale ishte premtuar se për turizëm do të rregullohet infrastruktura në Malësinë e Sharrit, deri tash nuk është bërë asnjë investim në këtë drejtim, madje as që janë paraparë mjete financiare për këtë. Të përkujtojmë: ishte premtuar se do hartohet plan urbanistik në fshatrat e Malësisë – nuk u bë diçka e tillë; ishte premtuar se do të pastrohen deponitë e egra në Malësinë e Tetovës – kjo nuk u bë, u tha në konferencën e kësaj Lëvizje nga Azbi Mahmudi, kryetar i BESËS për Tetovë./Sakte.net

Lini Një Koment

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet