Abrashi: Goditja tinëzare që iu bë kolonel Krasniqit, mbetet qiell i errët për ne

Sot u bënë 18 vjet nga vrasja e ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.

Me këtë rast, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ka filluar Akademia Përkujtimore.

Në këtë ceremoni, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se shembulli i Ahmet Krasniqit është frymëzim për gjeneratat e ardhshme të Kosovës, raporton KP.

Abrashi tha se kolonel Krasniqi i shërbeu vendit në periudhat më të errëta, duke shtuar se atij iu bë goditje tinëzare, e cila tha se për ne mbetet si qiell i errët.

“Intelektualizmi gatishmëria e tij e bënin të domosdoshëm për udhëheqjen e vendit tonë. Pavarësia edhe liria nuk do ishte e mundur pa sakrificën e Ahmet Krasniqit dhe dëshmoreve të tjerë. Ne e rikujtojmë kolonelin për besnikëri personalitet i organizimit, i devotshëm në punën e tij. Goditja tinëzare qe iu bë atij mbetet si qiell i errët për neve”, tha Abrashi.