Abrashi: Nga Ligji i Skemave Pensionale po përfitojnë edhe ata që s`jetojnë në Kosovë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se dje në Gjykatën Kushtetuese janë dorëzuar informatat shtesë dhe komentet tona, kundrejt një lënde të deponuar, nga ish Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rashiq.

Abrashi ka thënë se kërkesa e Rashiq ka të bëjë me Kushtetutshmërinë e Udhëzimit Administrativ 07/2015, Udhëzim i cili kërkon informacione bazike për marrjen e pensionit.

“Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga Shtetit, përcakton që pensioni bazik i moshës do t’iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës. Gjatë vitit të kaluar, kemi bërë analiza të brendshme dhe të gjeturat rezultojnë se një numër i madh i shtetasve që nuk janë banorë të përhershëm, përfitojnë nga kjo skemë, ndonëse nuk jetojnë në Kosovë”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Për më shumë lexoni postimin e plotë:

Dje në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, dorëzuam informatat shtesë dhe komentet tona, kundrejt një lënde të deponuar, nga ish Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tani deputet, z. Rashiq, njëheresh duke përfaqësuar në këtë lëndë edhe dhjetë deputetëve tjerë serb. Kërkesa e z. Rashiq, ka të bëjë me Kushtetutshmërinë e Udhëzimit Administrativ 07/2015, Udhëzim i cili kërkon informacione bazike për marrjen e pensionit.

Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga Shtetit, përcakton që pensioni bazik i moshës do t’iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës.

Gjatë vitit të kaluar, kemi bërë analiza të brendshme dhe të gjeturat rezultojnë se një numër i madh i shtetasve që nuk janë banorë të përhershëm, përfitojnë nga kjo skemë, ndonëse nuk jetojnë në Kosovë, nuk veprojnë në Kosovë apo nuk kanë fare prona në Kosovë. Zbatimi i kësaj skeme kërkon menaxhim efikas dhe të shëndosh të financave publike.

Duke ruajtur korrektësinë, unë nuk paragjykoj verdiktin apo vlersimin e Gjykatës, por një gjë është e sigurtë, gjykimi im moral e racional, është se nuk do ndalem së kërkuari mënyra për tkurrjen e hapsirave për keqpërdorim të fondeve, dhe kontributeve të askujt nga askush, posaqërsht nga ata që vijnë në Kosovë, vetëm për të tërhequr pensionet e grumbulluara.

Tek e fundit, çkado që kursejmë, do të kthehet në pensione e mirëqenie më të lartë, për qytetarët tanë.

Lini Një Koment

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet