Abrashi: Pastruam listat e pensioneve, kursyem 10 milionë euro

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se i kanë kursyer mbi 10 milionë euro nga pastrimi i listave të pensioneve.

Abrashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kursimet janë bërë nga bashkëpunimi i mirë në mes institucioneve.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot pranuam të dhënat statistikore të vitit 2016, për pensionin bazik

Nga afërsisht 137 -138 mijë përfitues të pensionit bazik sa do të duhej të ishin sipas rritjes natyrore dhe trendeve të viteve të kalura, pas udhëzimit administrativ, marrëveshjes me Agjensionin e regjistrit civil dhe me Bashkësinë Islame, kemi arritur të largojmë nga kjo skemë ata të cilët kanë përfituar joligjshëm. Në janar 2017 ishin më pak se 120 mijë, një kursim prej mbi 10 milionë euro.

Shpejt do të bëjmë publike edhe masat tjera për kursime dhe nisjen dy skemave të reja (pensioni invalidor i punës dhe pensioni familjar) të cilat shpiejnë drejt një reforme edhe më të thellë dhe gjithë përfshirëse.