Adele dorëzon kërkesën zyrtare për divorc nga bashkëshorti

Ka të reja nga rasti i ndarjes së Adeles me bashkëshortin.

Adele ka dorëzuar kërkesën për divorc nga bashkëshorti, Simon Konecki, gjashtë muaj pas ndarjes dhe pas shtatë vitesh lidhje, shkruan DailyMail.

Adele ka bërë kërkesë për divorc nga burri i saj Simon Konecki, gjashtë muaj pasi njoftoi ndarjen e tyre.

TMZ raporton se këngëtarja, 31 vjeçare (emri i plotë Adele Laurie Blue Adkins) paraqiti dokumentet e divorcit të enjten, pas shtatë vitesh martese.

Dyshja kanë një djalë së bashku, Angelo, gjashtë vjeç, dhe thuhet se  janë pajtuar të angazhohen për të rritur djalin e tyre së bashku me dashuri.

Adele dhe Konecki filluan lidhjet në verën e vitit 2011, por çifti e mbajti marrëdhënien e tyre jashtë vëmendjes për pjesën më të madhe. 


Lini Një Koment