Adelina Ismaili e vërteton edhe një herë se është ikonë e bukurisë

Ditë më parë ajo u rikthyeu në tregun muzikor me projektin e ri “T’iqja” i cili u komentua shumë për tekstin që mbante, ku ishte një ‘diss’ për pseudo këngëtaret dhe femrat e sponzoruara, shkruan Gazeta Blic.

Adelina gjithmonë është cilësuar si diva e muzikës shqiptare, por edhe si një ndër femrat më të bukura.

Këtë më së miri e dëshmon edhe paraqitja e saj e fundit ku ajo u shfaq e bukur si kurrë më parë.

E veshur me fustan të kuq të gjatë, i punuar nga dizejnatorja Dona Matoshi, dhe e grimuar tejet bukur, Adelina Ismaili po duket e mrekullueshme.

Kujtojmë se Adelina ka vite që është së bashku me Val Krasniqin me të cilin kanë dhe një djalë të quajtur Uliks.

Tani ajo po qëndron në Kosovë, ku me tu kthyer u bë pjesë e serialit “O sa mirë” ku kishte rolin e drejtoreshës së shkollës. Çifti do të qëndrojnë këtu për dy tre vitet e ardhshme pasi bashkëshorti i saj ka disa projekte për të përfunduar./Gazeta Blic

Lini Një Koment