Adelina Tahiri blen makinë 60 mijë dollarëshe, kjo është jeta luksoze e saj (Foto)

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, përkundër se nuk po kalon gjendjen më të mirë të mundshme sa i përket aspektit shëndetësor, nuk po harron asnjëherë të kënaqë veten me blerje të shumta.

E fundit në këtë drejtim e ndër më të veçantat është padyshim makina e sapoblerë e tipit, Porsche Cayenne.

Adelina, përmes profilit të saj në Instagram njoftoi për hapin e ndërmarrë teksa kujtojmë se para kësaj ajo posedonte një makinë të tipit Mercedes me të cilën njëherësh erdhi edhe në ndejën më të famshme të vitit “Prive Reality”.