Adem Grabovci akuzon Vetëvendosjen për publikimin e numrave të tij

Afera e përgjimeve telefonike ku protagonist është Adem Grabovci, ka ngjallur reagime të shumta. Sot, Vetëvendosje publikoi numrat e telefonit personal të Grabovcit, duke i ftuar qytetarët që ta telefonojnë atë. Grabovci ka komentuar për lajmi.net ‘aksionin’ e VV-së.

Madje gjatë ditës  së sotme, subjekti më i madh opozitar në vend, Vetëvendosje, të cilët përdorin forma të ndryshme për të shprehur revoltën e tyre, shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovcit ia kanë bërë publike numrat e tij personal të telefonit.

Krejt kjo, duke përdorur cinizëm dhe ironi që ai të telefonohet për t’ua bërë një vend pune, sipas mënyrave që tashmë janë të njohura deri më tani, transmeton lajmi.net.

Por ai që s’ka koment për këtë gjë, është vetë Adem Grabovci dhe një veprim i tillë nga ana e Vetëvendosjes, sipas tij është një papërgjegjësi totale.

“S’kam koment, për Vetëvendosje nuk vlejnë as ligjet, as rregullat dhe as institucionet, s’kam se si e komentoj. Papërgjegjësi totale”, tha në një prononcim për lajmi.net shefi i GP të PDK-së

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë