Ademi me propozim konkret për shpenzimet e rrugës për deputetët

Me propozimtë deputetëve të grupit parlamentar të LSDM-së, sot Komisioni për sistem politik do të shqyrtojë ndryshimet në Ligjin për deputetët e që kanë të bëjnë me uljen e shpenzimeve të rrugës për deputetët.

Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi – Xhaxhi ka kërkuar që të ndërpritet pagesa e të gjitha harxhimeve të rrugës për deputetët dhe se ata të udhëtojnë në mënyrë të organizuar me autobus, trena, taxi apo furgonë.

Këtë e ka propozuar në kuadër të seancës ku po diskutohen harxhimet e rrugës të deputetëve, pas disa raporteve të publikuara investiguese.

“Unë do të propozoj amendament për heqjen e plotë të harxhimeve të rrugës për të gjithë funksionarët, nëse duam shtet demokratik, ministrat le të vijnë në punë me biçikleta, drejtorët me autobus, ndërsa deputetët le të organizohen me automjet taxi, me furgon, me autobus me tren. Ta provokojmë opinionin dhe gazetarët e pranishëm këtu të cilët për fat të keq merren vetëm me deputetët”.

Deputeti Ademi pranon se në Qeveri ka shumë drejtorë dhe funksionarë anonim që askush nuk i di e që bëjnë harxhime marramendëse. Ai i ka akuzuar gazetarët së në mënyrë jot ë arsyeshme i kanë sulmuar deputetët për këtë çështje.

“Në këtë mënyrë ti provokojmë funksionarët tjerë dhe të mos jemi ne deputetët gjithnjë cak i sulmeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme