Adnan Azizi i Lëvizjes BESA: Gjithçka japim borxh i kemi atdheut dhe kombit

“Të nderuar dhe të respektuar djem dhe vajza të besës që rilindët shpresën se ky popull nuk është dorëzuar dhe se rruga e drejtë është ndoshta më e vështira por më e dobishmja.
Angazhimi dhe përkushtemi juaj gjatë këtyre dy viteve dhe në veçanti gjatë kampanjës zgjedhore dha rezultat të shkëlqyer në ditën e djeshme. Ju ishit të palëkundur dhe të pathyeshhëm pavarësisht rrethanave të vështira dhe metodave kriminale nga me të ndryshmet. Çdonjëri prej jush ishte pjesë e ndryshimit dhe hapit të madh, ishte pjesë e delegjitimitetit të një diktature të veshur me petkun e demokracisë së dhunshme. Ju shpreh mirënjohje të gjithë udhëheqësisë, aktivistëve dhe anëtarëve të Lëvizjes BESA dhe koalicionit “Rilindje me BESË”, duke ju uruar këtë fitore dhe duke ua përkujtuar amanetin e rilindasve dhe atdhëtarëve shqiptarë: Gjithçka japim borxh i kemi atdheut dhe kombit”, ka shkruar anetari i kryesise se Levizjes BESA, Adnan Azizi, i cili ka qene nje nder ekponentet e pare te Levizjes Besa qe eshte prononcuar pas deklarimeve zyrtare.