Adoleshenti mbijetoi për 49 ditë i vetëm në det

Një adoleshent nga Indonezia mbijetoi për 49 ditë të plota në një shtëpizë të vogël, në mes të detit.

Aldi Novel Adilang ishte 125 kilometra në thellësi të gjirit indonezian në mes të korrikut kur erëra të forta i shkaktuan atij probleme me drejtimin dhe qëndrimin, duke bërë që ai të lundronte i pashpresë dhe pa drejtim për më shumë se një muaj, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Ai përfundoi qindra kilometra larg, afër Guam, vendi prej nga ai u shpëtua. 19 vjeçari kishte mbetur me një shtëpizë prej druri pa motor apo ndonjë pajisje tjetër lundruese. Puna e tij ishte që t’i ndriçonte llambat të cilat janë të dizajnuara për t’i tërhequr peshqit në litar.

Adilang tregon se ishte tejet i frikësuar dhe shpesh herë qante, sepse rreth 10 anije të mëdha i kishin kaluar afër pa e parë fare atë. Më 31 gusht ai arriti që të dërgonte një sinjal emergjent, dhe pastaj u shpëtua në ujërat e Guamit.

Ai arriti në Japoni me 6 shtator, kurse u kthye te familja e tij në Indonezi pas dy ditësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme