Afërdita Dreshaj publikon imazhe provokuese me të dashurin e saj

Ka vite që është në skenën muzikore shqiptare por para pak viteve i është futu edhe modelimit, shkruan GazetaBlic.

E tash, këngëtarja e modelja shqiptare nga Maqedonia, Afërdita Dreshaj ka publikuar një imazh në llogarinë e saj të hapur për publikun në “Instagram” ku shihet në krahët e të dashurit të saj të ri.

© Afërdita Dreshaj [instagram]

Ajo u pa në një hapësirë luksoze bashkë me të dashurin e saj, Jakub Kindl i cili është një sportist i njohur i hokejit në akull. Çifti të cilët nuk ka edhe shumë kohë që e kanë bërë publike lidhjen e  tyre, shumë shpejt pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Që të dy siç duket në imazhe nuk po arrijnë të qëndrojnë për asnjë moment larg nga njëri-tjetri. Afërdita për këtë foto-sesion kishte vendosur që të vishte vetëm një këmishë të bardhë e të gjerë e cila ia mbulonte vetëm një pjesë të vogël të këmbëve të gjata e të bukura.

© Afërdita Dreshaj [instagram]

Në anën tjetër, Kindl u pa po ashtu i veshur me një maicë të bardhë por në pjesën e poshtme ky kishte veshur një palë gete sportive të shkurtra e me ngjyrë të zezë.

Vetëm pak më vonë Dreshaj publikoi imazhe të reja në “InstaStory” por  këtë herë e veshur me fustan të bardhë e elegant, ndërsa i dashur i saj milioner, ishte veshur me pantallona e këmishë të zezë.

© Afërdita Dreshaj [instagram]

Kujtojmë që Dreshaj ka kohë që e ka lënë anssh edhe këngën e edhe muzikën. Ajo mbahet mend më shumë për lidhjen e kaluar me këngëtarin Shpat Kasapi dhe një kohë pat marrë vëmendje të konsiderueshme në mediat botërore kur u pa bashkë me aktorin e njohur botërisht, Leonardo DiCaprio. / © GazetaBlic /

Lini Një Koment