Afrim Gashi: NATO e ardhmja jonë shtetërore

“Të gjithë ne e dimë se jo të gjithë kombet dhe popujt i kanë shtetet e tyre. Madje, sot në këtë botë të globalizuar dhe shumë sfiduese në aspekt të sigurisë e mbrojtjes dhe kultivimit të identitetit dhe të drejtave njerëzore, është bërë edhe më rëndë të qëndrojmë sovranë dhe krah për krahu me shtetet më të fuqishme në botë si shtete të pavarura dhe të njohura ndërkombëtarisht. Prandaj, për ta ruajtur e për ta kultivuar identitetin tonë shtetëror e kombëtar, si dhe për të garantuar të ardhmen tonë euro-atlantike, të gjithë ne u gjendëm para sfidës historike “a do ta gëlltisim kompromisin e hidhur apo do të qëndrojmë në pozicionet tona rigide?!”.

Dhe, kur jemi te ky kompromis i hidhur, më duhet të jem i drejtë dhe të theksoj se kjo kockë më e rëndë për ta gëlltitur ishte për bashkëqytetarët tanë të etnisë maqedonase. Andaj, duke dashur që të shikojmë përpara drejt së ardhmes sonë më të ndritur, për të cilën duhet të punojmë të gjithë së bashku, dua që para jush të them se ne si komuniteti i dytë më i madh në vend do të vazhdojmë të kemi empati për bashkëqytetarët tanë maqedonas në funksion të kultivimit të identitetit etnik, gjuhësor e kulturor’’, ka thënë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, në ditën e ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme