Agani: Kryetar legjitim i PD-së jam unë

Sakte.net /e Premte 30 Shtator 2016 – 09:17      

Ferid Agani ka thënë se është kryetar legjitim i Partisë së Drejtësisë deri në qershor të vitit 2019.

Ai ka thënë për “Epokën e re” se Kuvendi zgjedhor i së mërkurës i organizuar nga një grup brenda PD-së nuk është legjitim meqë është thirrur në mënyrë jo statutore.

Agani ka thënë se për të thirrur një kuvend të jashtëzakonshëm është e nevojshme të votojnë 2/3 e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit Drejtues të PD-së dhe sipas tij, ky kuvend nuk i ka pasur 2/3.

Ai është shprehur i bindur se KQZ-ja do ta shpallë jolegjitim mbajtjen e këtij kuvendi, i cili sipas tij është organizuar në kundërshtim me programin dhe statutin e PD-së.

Agani ka thënë se anëtarët që e kanë organizuar këtë kuvend e kanë vetëpërjashtuar veten nga proceset politike të PD-së, pasi kanë bërë përpjekje për themelimin e një subjekti të ri politik. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme